Si të bësh konfigurime mbi shitjet?
Info POS
Last Update 20 ditë më parë
Manual i shkurtër mbi konfigurimet që mund të vendosësh për çdo porosi.
Për të bërë konfigurime për çdo porosi që kryen në sistemin Pos vepron si më poshtë:
Në menunë majtas kliko mbi sektorin: 'Konfigurimet' → 'Konfigurime' → 'Shitje'.

Në panelin që shfaqet:

- Zgjidh Klientin - Zgjedh klientin që do të mbash për cdo porosi
- Zgjidh monedhën - Vendos monedhën që do të mbash për porositë
- Zgjidh pamjen - Vendos pamjen që do si retail, bar, invoice

- Zgjidh mënyrën e pagesës - Vendos metodën e pagesës që do të mbash për porositë.
Kliko butonin 'Ruaj' për të ruajtur preferencat e tua.