Si të regjistrohesh në platformën POS?
Info POS
Last Update 20 ditë më parë
Një udhëzues hap pas hapi se si të regjistrohesh dhe të krijosh një llogari në platformën tonë.
1. Përdor link-un pos.al
2. Kliko Hyr nëse do të regjistrohesh me llogarinë tënde Google, me email ose username.
3. Hyr me llogari demo në rast se nuk ke, je i regjistruar dhe do të shikosh programin në përdorim.

Nëse nuk ke një llogari, mund të krijosh një llogari të re.

Regjistrohu me Google
Regjistrimi me Google të lejon të identifikohesh në platformën POS direkt me llogarinë tënde të Google-it ose të krijosh një të tillë.
Regjistrohu me email
Regjistrimi me email mundëson krijimin e llogarisë tënde në platformën POS duke përdorur adresa të tjera email-i si: yahoo, outlook etj.
Në dritaren që shfaqet, shkruaj email-in që dëshiron të përdorësh dhe fjalëkalimin tënd.
Kliko butonin 'Hyr' për të përfunduar regjistrimin.

Pas regjistrimit, do të ridrejtohesh në panelin kryesor.