Si të zgjedhësh llogarinë bankare që do të shfaqësh në një faturë me bankë.
Info POS
Last Update 2 muaj më parë
Shpjegim i shkurtër si të zgjedhësh llogarinë bankare që do të shfaqësh në një faturë me bankë.
Në faqen kryesore shko te opsioni "Faturat" në fund të ekranit në anën e majtë, si në foton e mëposhtme:

Pas klikimit të butonit "Shitje e re" do të kesh mundësinë të shohësh listën e artikujve, nga ku mund të zgjedhësh për të regjistruar faturën e re.
Përzgjidh artikujt që dëshiron dhe kliko "Shiritin e zi (artikujt : totali i faturës)" në fund të ekranit si në shembullin më poshtë:

Pas këtij veprimi do të të shfaqet:
- Lista e artikujve të zgjedhur gati për faturim.
- Lista e metodave të pagesës -> Zgjidh Bankë
- Butoni i cilësimeve në krye të faqes në të djathtë
Kliko butonin e cilësimeve si më poshtë për të zgjedhur llogarinë bankare që do shfaqet në faturë

Në butonin "Më shumë opsione" futu te kategoria Fiskalizimi dhe navigo te Llogaritë Bankare

Pasi të futesh te Llogaritë bankare, do të të shfaqet një listë me Llogaritë bankare si më poshtë:

Përdor butonin (O) për te zgjedhur cila llogari bankare do të jetë kryesore, pra do të shfaqet në kodin QR, te detajet e pageses së faturës. Vetëm një llogari mund të jetë kryesore.
Llogaritë e faturës □
Përdor (□) për të zgjedhur llogaritë bankare që do të shfaqen në faturë. Mund te zgjedhësh disa llogari për t'u ofruar klientëve mundësi të ndryshme pagesash.
Pasi të bësh përzgjedhjen e llogarive që do të shfaqësh, kliko butonin "Apliko"

Më pas kliko butonin "Konfirmo faturë" dhe fatura do printohet automatikisht nëse je lidhur me printerin termik.
Sipas llogarive bankare të zgjedhura në shembull, fatura bankare duket kështu:
