Si të regjistrosh artikuj në programin mobile?
Info POS
Last Update 15 ditë më parë
Shpjegim i shkurtër si të shtosh artikuj në programin mobile.
Në faqen kryesore shko te opsioni "Artikuj" në fund të ekranit në anën e djathtë, si në foton e mëposhtme:

Pasi të futesh në menu-në "Artikuj" do të të shfaqet lista me artikujt qe tashmë i ke dhe butoni "Krijo artikull" për të krijuar një artikull të ri.

Pas klikimit të butonit "Krijo artikull" do të të shfaqet faqja si më poshtë.
- Nënmenu-ja poshtë menusë "Detajet e produktit" është detyrim që të plotësohet.
- Nënmenu-ja poshtë menusë "Më shumë detaje (opsionale)" është opsionale.

- Plotëso "Detajet e produktit"
Emri : (shkruaj emrin e artikullit)
Çmimi: (cmimin e artikullit ose mund ta lësh dhe 0 dhe e plotëson në momentin që e shet si artikull.)
Taksë: pa tvsh / me tvsh (zgjidh përqindjen, p.sh. 20)
Njësia matëse: (p.sh. copë, kg, litër, metër, porcion etj.)

Pasi të plotësosh fushat e detyrueshme kliko butonin "Ruaj" për ta regjistruar si artikull.
Pas këtij veprimi, artikulli i ri shtohet në listën e artikujve dhe është gati qe ta përdorësh në shitjet e tua.