Si të bësh konfigurimin e printimit në Android?

Info POS

Last Update një muaj më parë

Një udhezues hap pas hapi si të bësh konfigurimin e printimit në Android.

Për të bërë konfigurimin e printimit ndiq hapat e mëposhtëm:
  • Para se të futesh në program, sigurohu që Bluetooth është i aktivizuar ne pajisjen tuaj dhe printeri është i ndezur.
  1. Hap Konfigurimet (Settings) në pajisjen tënde.

  2. Zgjidh opsionin Lidhjet (Connections).

  3. Sigurohu që Bluetooth të jetë i ndezur.


  4. Në listën e pajisjeve të disponueshme për t'u lidhur, gjej dhe zgjidh pajisjen me ikonën e printerit.

  5. Kur të kërkohet, shkruaj PIN-in 0000 në hapësirën përkatëse.

  6. Pastaj kliko butonin Kyçu (Pair).

  • Nëse lidhja e printerit me telefonin është e suksesshme, duhet të duket kështu:

  • Navigo te programi pos.al dhe në menunë kryesore, shko në sektorin Konfigurime

Te menu-ja Konfigurime kliko te opsioni Printimi

  • Pas këtij hapi, printeri do të shfaqet në program.

  • Kliko mbi ikonën me tre pika (⋮) pranë emrit të printerit.

  • Zgjidh opsionin Veprimet e pajisjes.

  • Pastaj kliko Lidhu.

Për të testuar nëse lidhja ishte e suksesshme, kliko butonin Printo test.

Was this article helpful?

1 out of 1 liked this article

Still need help? Message Us