Si të regjistrosh një faturë në programin mobile?

Info POS

Last Update 21 ditë më parë

Shpjegim i shkurtër si të regjistrosh një faturë në programin mobile.

Për të regjistuar një faturë në programin mobile Pos ndiq hapat si më poshtë:

Në faqen kryesore shko te opsioni "Faturat" në fund të ekranit në anën e majtë, si në foton e mëposhtme:

Pasi të futesh në menu-në "Fatura" do të të shfaqet lista me faturat ekzistuese dhe butoni "Shitje e re" për të krijuar një faturë të re.

Pas klikimit të butonit "Shitje e re" do të kesh mundësinë të shohësh listën e artikujve, nga ku mund të zgjedhësh për të regjistruar faturën e re.

Përzgjidh artikujt që dëshiron dhe kliko "Shiritin e zi (artikujt : totali i faturës)" në fund të ekranit si në shembullin më poshtë: 

    Pas këtij veprimi do të të shfaqet:

  1. Lista e artikujve të zgjedhur gati për faturim.
  2. Klienti - mund të zgjidhësh klientin ose mbaj atë që ke parazgjedhur dhe metoda të ndryshme pagesash.
  3. Butoni "Konfirmo faturë" bashkë me shumën totale të faturës.

Pas klikimit të butonit "Konfirmo faturë", fatura jote është gati dhe me të mund të kryesh veprimet si më poshtë:

Fatura do të printohet automatikisht nëse je lidhur me një printer termik.


Faturën tani mund ta: 

  • shohësh duke klikuar ikonën e syrit
  • shpërndash duke klikuar ikonën e shpërndarjes


Was this article helpful?

1 out of 1 liked this article

Still need help? Message Us