Si të regjistrosh një faturë me klient me numër identifikues.
Info POS
Last Update 21 ditë më parë
Shpjegim i shkurtër si të regjistrosh një faturë me klient me numër identifikues.

Pasi të futesh në menu-në "Fatura" do të të shfaqet lista me faturat ekzistuese dhe butoni "Shitje e re" për të krijuar një faturë të re.
Pas klikimit të butonit "Shitje e re" do të kesh mundësinë të shohësh listën e artikujve, nga ku mund të zgjedhësh për të regjistruar faturën e re.Përzgjidh artikujt që dëshiron dhe kliko "Shiritin e zi (artikujt : totali i faturës)" në fund të ekranit si në shembullin më poshtë:

Pas këtij veprimi do të të shfaqet:
- Lista e artikujve të zgjedhur gati për faturim.
- Klienti

Kliko > anash dhe do të të shfaqet lista e klientëve ekzistues, kërko me Emër, NIPT ose Id dhe zgjidh një prej tyre nëse eshte klienti që do të faturosh.

Nëse do të shtosh një klient të ri, kliko butonin "+ Shto" dhe do të të shfaqet forma për t krijuar një subjekt.
