Si të regjistrosh një faturë në një monedhë tjetër në programin mobile?
Info POS
Last Update 20 ditë më parë
Shpjegim i shkurtër si të regjistrosh një faturë në një monedhë tjetër në programin mobile.
Në faqen kryesore shko te opsioni "Faturat" në fund të ekranit në anën e majtë, si në foton e mëposhtme:

Pasi të futesh në menu-në "Fatura" do të të shfaqet lista me faturat ekzistuese dhe butoni "Shitje e re" për të krijuar një faturë të re.
Pas klikimit të butonit "Shitje e re" do të kesh mundësinë të shohësh listën e artikujve, nga ku mund të zgjedhësh për të regjistruar faturën e re në një monedhë tjetër, ndryshe nga Lek .Për të ndryshuar monedhën, kliko butonin e "Më shumë opsione" si më poshtë.

Pasi të kesh klikuar butonin e "Më shumë opsione" do të të shfaqet faqja si më poshtë:
Vazhdo në sektorin "Faturë" → "Monedha"

Kliko → anash dhe do të të shfaqet lista e monedhave të ndryshme si më poshtë:
Zgjidh monedhën që të përshtatet dhe vazhdo me selektimin e artikujve


Pas këtij veprimi do të të shfaqet:
- Lista e artikujve të zgjedhur gati për faturim.
- Klienti - mund të zgjedhësh klientin ose mund të mbash atë që ke parazgjedhur dhe metoda të ndryshme pagesash.
- Butoni "Konfirmo faturë" bashkë me shumën totale të faturës në monedhën e përzgjedhur .

Faturën tani mund ta:
- shohësh duke klikuar ikonën e syrit
- shpërndash duke klikuar ikonën e shpërndarjes
