Si të bësh konfigurimin e printimit në Android?
Info POS
Last Update një muaj më parë
Një udhezues hap pas hapi si të bësh konfigurimin e printimit në Android.
- Para se të futesh në program, sigurohu që Bluetooth është i aktivizuar ne pajisjen tuaj dhe printeri është i ndezur.
Hap Konfigurimet (Settings) në pajisjen tënde.
Zgjidh opsionin Lidhjet (Connections).
Sigurohu që Bluetooth të jetë i ndezur.
Në listën e pajisjeve të disponueshme për t'u lidhur, gjej dhe zgjidh pajisjen me ikonën e printerit.
Kur të kërkohet, shkruaj PIN-in 0000 në hapësirën përkatëse.
Pastaj kliko butonin Kyçu (Pair).
- Nëse lidhja e printerit me telefonin është e suksesshme, duhet të duket kështu:

- Navigo te programi pos.al dhe në menunë kryesore, shko në sektorin Konfigurime

Te menu-ja Konfigurime kliko te opsioni Printimi

Pas këtij hapi, printeri do të shfaqet në program.
Kliko mbi ikonën me tre pika (⋮) pranë emrit të printerit.
Zgjidh opsionin Veprimet e pajisjes.
Pastaj kliko Lidhu.

Për të testuar nëse lidhja ishte e suksesshme, kliko butonin Printo test.