Si të bësh importimin e artikujve me AI në programin mobile?
Info POS
Last Update 24 ditë më parë
Shpjegim i shkurtër si të importosh artikuj në programin mobile
Për të importuar artikuj nga një menu ekzistuese në pajisjen tënde telefonike, ndiq hapat e mëposhtëm:
Në faqen kryesore shko te opsioni "Artikuj" në fund të ekranit në anën e djathtë dhe kliko butonin lejla sipër butonit "+ Krijo artikull", si në foton e mëposhtme:

Ngarko imazhe për t'i kthyer direkt në artikuj:
- Kamera - duke bërë foto direkt nga menu-ja fizike ekzistuese.
- Galeria - duke ngarkuar foto nga menu-ja që tashmë i ke në Galeri.

Kliko butonin "Bëj Foto", dhe fotografo listen tënde të artikujve.

Pasi të kesh fotografuar listën, kliko butonin "Gjenero artikuj" në fund të ekranit dhe prit që magjia të ndodhë...

Nga artikujt e gjetur, përzgjidh ato që do të importosh dhe kliko butonin "Importo".
Tani artikujt mund t'i shohësh te lista e artikujve dhe janë gati për shitje.
