Si të caktosh rregullat e çmimit me data të caktuara për artikujt?

Info POS

Last Update 20 ditë më parë

Manual i shkurtër për vendosjen e rregullave të çmimit për një preiudhë të caktuar për artikujt në sistem.

  • Artikujt mund të kenë më shumë se një çmim të ruajtur në sistem. Përvec çmimit fiks mund të vendosësh një çmim të ri për një periudhë të caktuar si në rastin e festave ose promocioneve.

Për të caktuar një rregull çmimin:

  • Kliko sektorin 'Artikujt'→'Shto të re' (kur do të shtosh një artikull të ri). 
  • Ose 'Artikujt''Shfaq të gjitha''⋮' (ndodhet në anë të artikullit)→'Ndrysho' për të ndryshuar çmimin e një artikulli aktual.
  • Më pas shfaqet paneli si më poshtë.
  • Në sektorin 'çmimi' plotëso çmimin standart, me datën dhe orën e fillimit dhe mbarimit.
  • Për të vendosur çmimin e ri kliko 'Shto rregull'.
  • Në shembullin '#1' është sektori ku plotësohet çmimi standard i artikullit → 100 ALL.
  • Në sektorin '#2' plotësohet çmimin i ri ( zbritës/rritës) në këtë rast → 50 ALL, për një periudhë të shkurtër, në këtë rast 20 Dhjetor - 3 Janar.
  • Më pas kliko 'Ruaj'.
  • Për të parë artikullin me çmimin e ri kliko sektorin 'Shitje'.

Was this article helpful?

0 out of 0 liked this article

Still need help? Message Us