Si të caktosh rregullat e çmimit me orar të caktuar për artikujt?
Info POS
Last Update 24 ditë më parë
Manual i shkurtër për vendosjen e rregullave të çmimit për një periudhë kohore të caktuar për artikujt në sistem.
Për të caktuar një rregull çmimi:
Kliko sektorin 'Artikujt' → 'Shto te re' (kur do të shtosh një artikull të ri).
Ose 'Artikujt' → 'Shfaq të gjitha' → '⋮' (ndodhet në anë të artikullit) → 'Ndrysho' për të ndryshuar çmimin e një artikulli aktual.
Më pas shfaqet paneli si më poshtë.

Për të vendosur një çmim të ri me orë të përcaktuar vepro si më poshtë:
- Vendos në sektorin 'çmimi' një çmim standart me datën e fillimit dhe të mbarimit
- Më pas shtyp 'Shto rregull' për të vënë çmimin e ri me datat e fillimit dhe mbarimit
- Aktivizo 'çmimi për orë'
- Vendos orarin që dëshiron të shfaqet çmimi i ri
- Çmimi i ri do jetë aktiv çdo ditë në orarin e vendosur.
- Kliko 'Ruaj'.

Për të parë artikullin me çmimin e ri kliko sektorin 'Shitje'.